Ora News - Atentat me armë zjarri në Vlorë, 2 të vrarë dhe 1 i plagosur

  • 5 years ago
#oranews #atentatnevlore #armezjarri
Armando Sulejmanit, anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit në Vlorë, mbeti i plagosur në një atentat, ku dy persona të tjerë u vranë.

42-vjeçari i njohur si Çipuri, mori dy plumba nga breshëria që i shkaktoi vdekjen kunatit Orest Rexho dhe mikut Arjan Hasani.

Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si "Uji i Ftohtë" dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin.

Njëra nga viktimat u gjet në rrugë, ndërsa tjetra brenda një mjeti, duke ngritur dyshimet se ka tentuar për ti shpëtuar sulmit.

Zona ku u shënua atentati duket se ishte e mirëmenduar për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Disa minuta pas ngjarjes në Babicë u gjet një makinë e djegur, për të cilën ka dyshime se u përdor për atentatin.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm për ngjarjen, por nuk jep detaje për krimin e radhës që dyshohet se lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë.

Një pjesë pistave që po hetohet është edhe ajo e njohur në Vlorë si seria e hakmarrjes së Llanajve, përgjegjës për masakrën me tre viktima të Çolës, pasi Sulejmani është dyshuar si porositës i atentatit ndaj Ferdinand Llanajt në vitin 2017.

Pasojë e kësaj sage, dyshohet se janë edhe vrasja e Albano Xhaferrit dhe zhdukja e Elvis Troqes, sikurse edhe atentati ndaj ndaj Mikel Mehmetit.

Armando Sulejmani, personazh i njohur i krimit në Vlorë, i ka mbijetuar edhe një atentati më 23 maj të vitit 2016, kur u sulmua pranë shtëpisë me armë zjarri, ndërsa mbeti i plagosur në krah.

Ndërsa Arjan Hasani rezulton i përfshirë në dosjen e përgjimeve për 23 ton drogë në Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/T%C3%AB%20sht%C3%ABna%20me%20arm%C3%AB%20n%C3%AB%20Vlor%C3%AB,%20dyshime%20p%C3%ABr%20nj%C3%AB%20t%C3%AB%20plagosur.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended