Report TV - Vlorë, inskenuan një atentat me armë zjarri, lihen në brug biznesmeni dhe i riu Alliaj
  • 5 years ago
Romarjo Alliaj dhe biznesmeni i ndërtimit Arben Veliko të arrestuar para dy ditësh pasi inskenuan një atentat me armë zjarri janë lënë në burg sot nga gjykata e Vlorës. Gjyqtarja Herila Çela pranoi kërkesën e prokurorit Alfred Sali duke mos marrë parasysh kërkesën e avokatit për një masë më të lehtë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Kallëzim i rremë","Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes".

Por, në momentin që kanë dalë para gjyqtares bashkë me të riun me pranga në duar, biznesmeni Veliko ka kërcënuar gazetarët. "Hajde se ju llafos unë kur të dal. Plehra" ishin fjalët e tij kundër gazetarëve dhe operatorëve që po filmonin. Madje në një moment ai ka tentuar që të qëllojë në drejtim të tyre, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, e cila ishte e tensionuar deri kur mediat dolën nga salla.

Shqiptarja.com zbardhi sot arsyen e inskenimit të atentatit pak javë më parë. Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, bëri që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e kësaj ngjarjeje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë.

Kjo do ti shërbente më pas Alliajt dhe Velikos që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Kjo intrigë e vënë në jetë në film aksion mes dy vlonjatëve është bërë në datën 12 maj 2019, në autostradën Vlorë-Fier, ku u qëllua me armë zjarri automjeti, por pas disa javësh ngjarja u zbardh dhe inskenuesit u arrestuan.

Romarjo Alliraj fillimisht është ndaluar në datë 1 qershor të këtij viti pasi shkeli rregullat e qarkullimit duke u lënë më pas në arrest shtëpie, masë të cilën e theu për t'u prangosur sërish pas dy ditësh, pasi u zbardh ngjarja.
Recommended