Report TV - Atentat me armë zjarri në Kurbin, plagosen dajë e nip! Disa të shoqëruar
  • 4 years ago
KURBIN- Një atentat me armë zjarri la të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dajë dhe nip, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura e Drojës në Kurbin.

Agron Mema 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka 30 vjeç, morën marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet nga bluzat e bardha se janë jashtë rrezikut për jetën.Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se shkak i konfliktit që çoi në plagosjen e Agron Memës, 50 vjeç dhe Klevis Leka 30 vjeç, ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në vendin e quajtur Ura e Drojës në Kurbin ku morën plagë në pjesën e këmbëve Agron Mema 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka 30 vjeç, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.Autori që plagosi mbrëmë dajë e nip, Aurel Shurbin është vetëdorëzuar në polici.
Recommended