Ora News - Përplasje me armë në Elbasan, disa të shoqëruar

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një përplasje me armë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet K.P.

Nga burimet mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy makinave në lëvizje, por policia thotë se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

"Rreth orës 01:15, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njofton policia.

I plagosuri po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit me armë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht sipas bluve, vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon krehja e zonës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkembim-zjarri-mes-dy-automjeteve-ne-elbasan-plagoset-22-vjecari

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended