RTV Ora - I plagosuri në Vlorë për mjekim të specializuar në Tiranë, disa të shoqëruar nga policia
  • 5 years ago
#rtvora
36-vjeçari, Eljus Thartori, i cili u plagos me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në Vlorë mbrëmjen e të premtes, 30 gusht 2019, është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi ka marrë ndihmën e parë nga spitali rajonal i Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Policia e Vlorës ende nuk ka identifikuar ndonjë prej autorëve të mundshëm.Gjate atentatit të djeshëm, Eljusi ka marrë plagë në trup nga pasi është qëlluar në distancë me pistoletë" raporton gazetari Edi Ruçi.

Autori/ët si fillim kanë hedhur lëndë plasëse në ballkonin e shtëpisë së tij për ta detyruar Eljusin të dalë përjashta dhe më pas e kanë qëlluar me pistoletë.

Mësohet se policia ka shoqëruar 15 persona për marrje në pyetje lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

"Mes të shoqëruarve janë persona që kanë parë ngjarjen, të afërm dhe familjarë të tij, por edhe persona me të cilët 36-vjeçari mund të ketë pasur konflikt lidhur me të shkuarën e tij kriminale.

Gjendja e tij shëndetësore siç raportohet është jashtë rrezikut për jetën, por në gjymtyrë edhe në pjesë të trupit ka pasur plagë të thella të shkaktuara nga gëzhojat, i janë gjendur pjesë metali si dhe shenja djegie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-plagosuri-ne-vlore-mjekim-te-specializuar-ne-tirane-disa-te-shoqeruar-nga-policia

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended