Disa te shoqeruar per atentatin ndaj biznesmenit

  • 5 years ago
Disa persona u shoqëruan nga Policia e Vlorës pas atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Agron Alushaj.

Burimet thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarje në momentin kur ndodhi shpërthimi. Ende nuk ka të arrestuar. Një pistë është ajo e konkurrencës, pasi 48-vjeçari rezulton pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Sipas të njëjtave burime, Alushaj ishte në hapat e parë për ngritjen e një pallati në qytetin bregdetar. Këto janë dy pistat që po heton policia. Nga këta të fundit konfirmohet se 48-vjeçari nuk është person me precedent penal.

Recommended