15 të shoqëruar për atentatin, objektiv i sulmit “Çipuri” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Vlorës ka shoqëruar mbi 15 persona lidhur me ngjarjen e të dielës tek Uji I Ftohtë ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.Mësohet se personat e shoqëruar kanë qenë kryesisht ata që kanë pasur konflikte me viktimat si dhe Armando Sulejmanin, si dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes.Sipas burimeve pranë grupit hetimor, atentati dyshohet të ketë lidhje me Armando Sulejmanin, ish-anëtari I bandës së Gixhait.Sulejmanit ose siç njihej ndryshe në Vlorë me nofkën Cipuri, I ishte bërë atentat edhe në 2016 pranë shtëpisë së tij ku arriti të merrte vetëm një plumb në krah.Në atentatin e ditës së djeshme, Cipuri ishte ulur mbrapa në makinë ndërsa kunati I tij Orest Rexho, në vend të parë.Automjeti me të cilin po udhëtotne Cipuri drejtohej nga shoku I tij Arjan Hasani, I cili po ashtu si Rexho humbën jetën.Atentatorët qëlluan mbi 25 plumba në vendngjarje nga të cilat vetëm dy e kapën Cipurin.Cipuri ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Recommended