Meta hesht për zgjedhjet në Vorë dhe atentatin ndaj prokurorit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Si rralle ndonjehere, Presidenti i Republikes Meta, I njohur per qendrimet e tij te forta publike ka preferuar te shmange sot cdo deklarate ne lidhje me situaten e krijuar ne Vore pas shkarkimit te Agim Kajmakut apo edhe per ngjarjen e 3 diteve me pare ne Durres ku mbeti I plagosur prokurori Ndoja.Kreu i shtetit nuk ka dhene nje pergjigje nese do te dekretoje apo jo zgjedhjet ne Vore, edhe pse ende kryeministria nuk I ka cuar njoftimin per shkarkimin e Kajmakut.ILIR METAPRESIDENT I REPUBLIKESDua ta theksoj se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin e tyre të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit. Besoj se angazhimi, përkushtimi, shqetësimet që sjell edhe në këtë ekspozitë, në këtë vend kaq domethënës artisti Delvini, janë mjaft të mirëpritur?.Por gjate vizites ne ekspoziten e piktorit Avni Delvina, presidenti Meta ka deklaruar se ka kryer detyren duke mbrojtur Teatrin Kombetar.Unë nuk kam bërë asgjë tjetër në çështjen e Teatrit Kombëtar, veçse kam mbrojtur Kushtetutën, identitetin kombëtar. Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojnë dhe të dialogojnë, si një shoqëri e emancipuar, për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme dhe me transparencë, larg interesave okulte, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes sonë.Është detyra jonë që në këto kohë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë, në mënyrë që ne të ecin të sigurt drejt evropianizimit të përditshëm të shoqërisë sonë. Nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane, pa identitetin e saj kulturor e kombëtar?.Presidenti i Republikes Meta e ka goditur ligjin qe parashikon prishjen e teatrit kombetar ne gjykaten Kushtetuese, e cila ende nuk eshte funksionale.
Recommended