Zgjedhjet e parakohshme, Meta: Maqedonia tregoi pjekuri politike, duhet reflektim dhe tek ne
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reflektim të menjëhershëm duke sjellë shembullin e Maqedonisë së Veriut e cila shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në konferencën për media me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski, kreu i shtetit tha se duhen lexuar me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet të përmbushim.

Ilir Meta: "Jemi në këto kushte ku askush nuk do të donte një situatë të tillë, por sikurse e tha dhe presidenti mesazhi ynë është dhe duhet të jetë shumë i qartë: Ne kemi dhe punojmë për vetëm një alternativë anëtarësimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Është e rëndësishme që të gjithë të reflektojmë. Kemi reflektim përmes zgjidhjes politike. Kjo është zgjedhja e tyre dhe tregon pjekjen e tij politike. Tek ne ka rëndësi të kemi reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet të përmbushim. Duhet të forcojmë bashkëpunimin me vendet më kritike përfshi Francën, Gjermaninë, Danimarkën, për të adresuar shqetësimet tona. Nuk mjafton të themi që Franca ka probleme të brendshme e po na përdor nëse jemi burim problemi sa i takon azilkërkuesve dhe krimit të organizuar. Duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme. Dhe të bëjmë të qartë se ndërsa jemi të gatshëm e të angazhuar për të përmbushur çdo detyrim çdo ide tjetër dhe informale qoftë për çdo alternativë tjetër është e papranueshme dhe e padobishme."

Gjatë fjalës së tij Meta tha se hapi tjetër i dy vendeve është anëtarësimi në BE.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/presidenti-i-maqedonise-se-veriut-neser-ne-tirane-me-ftese-te-metes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended