Meta tjetër apel opozitës Zgjedhjet me 13 tetor, askush të mos gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk
  • 5 years ago
TIRANË- Ndonëse 13 tetori nuk është njohur nga opozita dhe mazhoranca, presidenti Ilir Meta vijon thirrjet që partitë politike ta njohin atë si datë zgjedhjesh. Përmes një deklarate të bërë një vit më parë Meta i ka bërë thirrje partive politike që të nisin përgatitjet për realizimin e zgjedhjeve në 13 tetor që Shqipëria të mund të çelë negociatat në 18 tetor dhe të arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore. Ai shprehet se askush nuk duhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton, duke nënkuptuar qëndrimin e liderit demokrat Lulzim Basha i cili vijon bojktotin pa afat të institucioneve.

Kreu i shtetit deklaron se duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize.

"Të dashur miq!
Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqendrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ende kemi mundësi t'i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t'i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.
Recommended