Reforma/ Balla apel opozitës: Të vijë në Kuvend, të ndryshohet Kodi Zgjedhor
  • 5 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme për Kodin e ri Zgjedhor. Balla tha se opozita duhet të marrë pjesë në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore, si edhe të arrijë që të vendoset teknologjia në zgjedhje, një kërkesë kjo e vjetër e opozitës. Balla tha se zgjedhjet nuk duhet të administrohen më nga partitë por nga një trupë e pavarur.

Është më e mira në këto 27 vite është rasti që partitë politike të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor. Të jetë një trupë që bën administrimin. Për herë të parë në këto 27 vite, mazhoranca i jep në dorë opozitës të shkruajë ndryshimet në kodin Zgjedhor. Të eksplorojmë teknologjinë në zgjedhje, në reflektim të një kërkese të kahershme të opozitës. Opozita hyri në protestë në 2017-ën për teknologjinë në zgjedhje. T?ju japim të drejtën grave të jenë të përfaqësuara. Të mos mjaftohen me pagesën e gjobave partitë në KQZ por të rrisim barazinë gjinore në Kuvend. Kemi një draft të shkëlqyer në Kuvend, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për 3 zgjedhjet e fundit. Duhet vullnet politik. PD të vijë në Kuvend, ne kemi zgjatur ditët e punës për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Recommended