Zaev i bën apel opozitës shqiptare duke dhënë shembullin e tij: Kurrë nuk dola kundër integrimit

  • 5 years ago
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, i dha një mesazh të qartë opozitës shqiptare gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në Pallatin e Brigadave.

A mund të ketë një skenar maqedonas në Shqipëri? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, historia e të cilit nisi nga një betejë e fortë opozitare drejt pushtetit si kryetar i qeverisë. Por ky nuk është një skenar që mund të realizohet në Shqipëri. Sipas Zoran Zaev nuk mund të hiqen paralele, dhe për këtë solli shembullin e tij kur ishte opozitar me partinë LSDM, vetëm 21 muaj më parë.

I dha një mesazh të qartë opozitës shqiptare dhe liderit demokrat Lulzim Basha, se ai si Zoran Zaev, në asnjë rast nuk cënoi të ardhmen integruese të vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Pika e dytës, që sipas Zaevit tregon se skenari maqedonas nuk mund të gjejë vend me situatën në Shqipëri, është fakti se raportet e amerikanëve dhe evropianëve ishin kundër qeverisë së ish-kryeministrit Nikol Gruevski, të cilin e konsideronin regjim hibrib. Por ndryshe ndodh në Shqipëri që njëzëri ndërkombëtarët e kanë vlerësuar legjitime qeverinë.

"Në kohën kur unë isha opozitë raportet e SHBA, BE flisnin për një regjim hibrid në Maqedoni, gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por kur flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet E kuptoj opozitën kudo qoftë ajo, por obligimi i të gjithëve është shteti, dhe për shkak të kësaj ekzistojmë si opozitë", tha Zaev.

Gjatë konferencës me kryeministrin Rama, Zaev tha se në verë do të mblidhen të dyja qeveritë për të vazhduar punën e përbashkët që siç kryeministri maqedonas theksoi, shpresat janë që në qershor 2019 të hapen bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.

Recommended