Kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, Zaev akuzon liderin e opozitës për destabilitet
  • 4 years ago
Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka akuzuar liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski se po rrezikon stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut me kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës nëse fiton zgjedhjet parlamentare në 12 prill.


Në një konferencë për shtyp në Shkup, Zaev tha se ?anulimi eventual i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për çështjen e emrit, do ta kthente vendin 25 vjet mbrapa. Maqedonia e Veriut jo vetëm që nuk do ta finalizonte anëtarësimin në NATO por do të mbetej edhe pa perspektivë evropiane?. ?A është e vetëdijshme VMRO-DPMNE-ja për atë që do të ndodhte nëse anulohet Marrëveshja e Prespës? Kjo do të rikthente 25 vjet pas, do të kthente referencën FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), emër ky me të cilin ishim pagëzuar në kurriz të emrit kushtetues. Anulimi i marrëveshjes do të thotë të humbasësh anëtarësimin në NATO, të humbasësh perspektivën e BE-së, të humbasësh miliarda euro investime. Pa Marrëveshjen e Prespës do të humbim mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, do të kemi bllokada të reja nga Greqia, do të kemi paqëndrueshmëri të brendshme dhe rreziqet për konflikte ?, ka theksuar kryetari i Lidhjes Social-Demokrate.

Zaev i bëri thirrje Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me tezat e rrezikshme dhe manipuluese për rrëzimin ose ndryshimin e marrëveshjes. Nëse nuk ka Marrëveshje të Prespës nuk do të ketë të ardhme ?, tha Zaev i bindur se opozita nuk do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 12 prillit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZoranZaev#HristijanMickovski#TopChannel
Recommended