Zaev, i hapur ndaj propozimeve të opozitës

  • 5 years ago
Në Qeveri ka filluar debati publik për ndryshimet kushtetuese. Në diskutimin e parë u thirrën profesorë, ekspert dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mbetet i hapur për përmirësimin e amendamenteve por gjithnjë duke e respektuar Marrëveshjen e Ohrit. Profesorët Ljubomir Fërçkovski dhe Vllado Popovski theksuan nevojën e përmirësimit të Preambulës, ndërsa profesori Belrim Reka paralajmëroi dështimin e mundshëm të ndryshimeve kushtetuese në rast se nuk amnistohen deputetët që votuan nismën. Debati vazhdon të enjten në universitetin FON.

Recommended