BE apel opozitës: Jo dhunë në protestë, mendoni për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se të shtunën pret nga opozita një manifestim paqësor.Soreca në një reagim të dhënë për DW, i bën apel opozitës që të mënjanojë dhunën dhe të mendojë për të ardhmen e Shëipërisë.Soreca edhe pse e cilësoi protestën si pjeë thelbësore të çdo shoqërie demokratike, u kërkoi palëve politike që të mos humbin kohë dhe të nisin dialogun konstruktiv me qëllim mbylljen e reformave."Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.? theksoi ambasadori Soreca.Ai i tha më tej DW se "nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë?.
Recommended