Protesta/ Ndërkombëtarët kundër opozitës: Dënojmë nxitjen politike të dhunës
  • 5 years ago
TIRANE-Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën në protestën e opozitës pasditen e sotme para parlamentit. Prezenca e OSBE-së bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi, dënon nxitjen politike të dhunës, ndërsa shton se po e monitorojmë situatën me shqetësim. 'Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta' deklaron OSBE-ja
Recommended