Ora News - Dy ditë nga protesta, ndërkombëtarët thirrje opozitës: Dhuna e papranueshme

  • 5 years ago
#oranews #opozita #protesta #nderkombetaret

Kur opozita po përmbyll përgatitjet për protestën masive në 16 shkurt, vëmendja e faktorit ndërkombëtar është shtuar ndjeshëm, edhe për faktin e mundësisë së trazirave. Ambasada e SHBA-së përcjell mesazhin se dhuna ështe e papranueshme.

Reagimi i SHBA-se- "E drejta e qytetarëve për t?u mbledhur, për t?i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive" thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Reagon dhe BE- Ndërsa ambasadori i Delegacionit të BE-se ne Shqiperi Luigi Soreca, në një intervistë për DW ben thirrje per nje manifestim paqesor.

"Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë?

Sipas ambasadorit të BE-së, "Dhuna nuk do t'i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet ?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-dite-nga-protesta-mesazhi-i-shba-se-dhuna-e-papranueshme

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended