Report TV - Shefi i NATO-s mesazh të prerë opozitës: Dhuna është e papranueshme! Hyni në zgjedhje
  • 5 years ago
Tre orë para protestës së opozitës më 19:00, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga selia e Kryeministrisë në Tiranë i dha një mesazh të qartë dhe të prerë opozitës shqiptare joparlamentare. Zyrtari më i lartë i Aleancës së Atlantikut u shpreh se çdo akt dhune është i papranueshëm. Stoltenberg i kërkoi opozitës që mosmarrëveshjet t'i zgjidhë me dialog në tryezë dhe të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

"Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë. Ajo që nuk është e pranueshme është dhuna dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes proceseve demokratike. Zgjedhjet janë një element thelbësor i proceseve demokratike në shtetet anëtare të NATO-s, prandaj u bëj thirrje të gjithë palëve të marrin pjesë në proces. Palët të zgjidhin problemet përmes dialogut" tha ai në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Në muajt e fundit ka pasur një valë protestash në Serbi, Malin e Zi dhe në Shqipëri. I pyetur nëse protestat janë të influencuara nga Rusia, e cila kërkon një Ballkan të destabilizuar, shefi i NATO-s tha shprehimisht: "Kemi parë përpjekjet e Rusisë për t?u përfshirë në institucionet e vendeve demokratike, përfshirë edhe NATO-s" ndërsa më pas ia kaloi fjalën kryeministrit Rama, i cili u shpreh se ?nuk është sekret, që qasja e Rusisë ndaj NATO-s dhe BE-së nuk është një qasje miqësore. Në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte një njollë turpi për ne, si një vend i NATO-s?, theksoi kreu i qeverisë.

Shefi i mazhorancës Edi Rama u shpreh se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, ndërsa protestat e opozitës i cilësoi edhe njëherë si shfaqje të inskenuara, që tentojnë që të nxijnë imazhin e vendit. "Organizimi i shfaqjeve të dhunshme është në një perimetër të vogël. Kjo është inskenim politik. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si proces i patjetërsueshëm', - tha ai.
Recommended