Ora News - Meta: Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do pastrojnë politikën nga krimi
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Presidenti Ilir Meta është i bindur se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta pastrojnë politikën nga krimi.

Deklaratën, kreu i shtetit e dha nga Vlora, paraditen e sotme pasi mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë ?Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë?.

Ilir Meta: ??Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike e legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pastrojnë politikën nga elementë kriminale apo të korruptuar, të cilët për intersa grupesh të ndryshme, kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe europiane.?

Një ditë më parë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, u bëri thirrje krerëve të partive politike, për të mbajtur përgjegjësi dhe për të bërë vetting për çdo kandidat: Mos kandidoni të korruptuar dhe as kriminele.

KQZ e re, Meta: Nëse ka vullnet, çështje që zgjidhet thjeshtë

Sa i takon formimit të KQZ-së re, Meta tha se nëse ka vullnet për respektimin e marrëveshjes së 5 qershor, kjo çështje mund të zgjidhet fare thjeshtë.

Ilir Meta: ??Këto KQZ-së më duken gjëra të vogla. Nëse ka vullnet këto çështje mund të zgjidhen fare thjeshtë. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira e demokratike, nuk shoh ndonjë arsye pse mos të zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, nuk shikoj asnjë problem. Këto të gjitha janë detaje.??

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/meta-nga-vlora-vetem-zgjedhjet-e-lira-dhe-te-ndershme-do-pastrojne-politiken/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended