“Kujdes me detin”/ Meta: Vetëm zgjedhjet e lira e pastrojnë politikën - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 100 vjetorin e luftës së Vlorës,Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një çështje që është rikthyer në fokus të opinionit, pas deklaratave të fqinjëve për shtrirje të kufirit të tyre në 12 milje. E për këtë çështje, Meta kishte një apel.Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre. Aq më tepër në publik në mënyrë që qoftë edhe padashje të mos bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo.Kreu i shtetit u pyet edhe lidhur me datën e zgjedhjeve dhe takimin e pritshëm me të gjithë drejtuesit e partive politike për këtë çështje. Por ai nuk ka dhënë detaje.Do duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do flasim me siguri. Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare.E në fund, Presidenti Meta u ndal dhe tek letra e Ambasadores Yuri Kim.Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohet gjithçka e të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe në mënyrë europiane.Nje dite me pare Ambasadorja e SHBA ju drejtua me nje leter lidereve te partive politike ne vend, duke i bere thirrje qe te shmangin personat e inkriminuar nga listat per deputet, pasi pergjegjesia do te jete e tyre.
Recommended