'Vetting kandidatëve'/ Meta komenton letrën e Kim: Vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën
  • 3 years ago
VLORË- Në përgjigje të sugjerimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që t'u bëhet Vetting kandidatëve për deputet, presidenti Ilir Meta shprehet se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të pastrojnë vendin nga politikanët e korruptuar. Nga Vlora, në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, kreu i shtetit tha se nuk e ka ende një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi fillimisht po pret propozime nga krerët e partive. Ndalur te ftesa që i bëri dje kryeministrit Edi Rama, Meta nuk e komentoi më gjatë nëse ai i është përgjigjur apo jo, duke thënë se të gjithë janë të mirëpritur.

" Data e re e zgjedhjeve? Do duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do flasim me siguri Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare. Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohen në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike, zgjedhjet e ndershme pastrojnë politikën nga politikanët kriminal dhe të korruptuar që për interesa të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng shtetit", tha Meta.
Recommended