Meta komenton deklaratën e Kim: Vetëm zgjedhjet e lira pastrojnë politikën nga të korruptuarit

  • 4 years ago
Nga Vlora presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim për t'u bërë Vetting të gjithë kandidatëve për deputet.

"Nëse ka vullnet të gjitha çështjet janë shumë të thjeshta, nëse ka vullnet për zgjedhje demokratike,nuk shikoj arsye që të mos zgjidhen, këto janë detaje, nëse nuk ka vullnet atëherë flasim një ditë tjetër. Do duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do flasim me siguri.Kam kërkuar takime me të gjithë kryetarët e partive dhe më pas do të kemi vlerësimet përfundimtare. Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira të pastrohen në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike, zgjedhjet e ndershme pastrojnë politikë nga politikanët kriminal dhe të korruptuar që për interesa të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng shtetit.

Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, shtetërore dhe kushtetuese dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik, që qoftë edhe pa dashje të mos përdoren në dëm të Shqipërisë", tha Meta.

Recommended