Të dyshuarit për atentatin ndaj nipit Aldo Bares i sekuestrohen 70 mijë € dhe makina luksoze
  • 5 years ago
LUSHNJE- Një ditë pas ekzekutimit të Besnik Hidës, dajës së Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, policia ka sekuestruar pasurinë të dyshuarit kryesor për vrasjen e këtij të fundit, Julian Sulo.

Nga një kontroll i bërë ditën e sotme, në banesën e Julian Sulos, u gjetën 70 mijë euro dhe një makinë që kapte shifrën e 100 mijë eurove. Ndërkohë, mësohet se kanë vijuar hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij dhe personave të lidhur me të. Julian Sulo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ndryshe ai njihet edhe si ?Juli i Pashakos? dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si ?Arti i Braçes?.

Ky kontroll ka ardhur një ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, duke pirë kafe në një lokal në Lushnje. Besmir Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Referuar deklaratës së gazetarit investigativ të Report Tv, pas ngjarjes së djeshme, fshihen e njëjta dorë vrasësish që për 3 vite me radhë mban në terror qytetin e Lushnjes."Një grup i strukturuar kriminal me lidhje shumë të forta që mban nën kontroll me dorë të hekurt qytetin agro-bujqësor më të rëndësishëm në vend", tha ai.
Recommended