Ora News - Elbasan, ndalohen disa pjesëtarë të fisit Çapja
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa pjesëtarë të fisit Çapja janë ndaluar në Elbasan gjatë një operacioni kontrolli që është ndërmarrë nga policia e Shtetit dhe FNSH.

Pritet që në minutat në vijim të kenë detaje lidhur me këtë operacion.

Operacionet janë drejtuar nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato. Flitet momentalisht per 3 persona te ndaluar.

Mësohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy pistoleta dhe një minë me telekomandë.

Ish ministri Fatmir Xhafaj përmendi fiset e Çapajve dhe Çelajve, si të ashtuquajtura të fortët e Elbasanit. Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-ndalohen-disa-pjesetare-te-fisit-capja
Recommended