Ora News - Vrau 8 pjesëtarë të fisit, dosja e Ritvan Zykajt në gjykatë
  • 5 years ago
#oranews

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ritvan Zykajn, i cili vrau 8 anëtarë të fisit të tij.

Pas seancës paraprake është vendosur nga kalimi i dosjes në gjykim.

Burimet të prokurorisë thanë për Ora News se autori Ridvan Zykaj ka rezultuar me gjëndje mendore të rregullt dhe ka shprehur pendesë për vrasjen.

Përveç armës së krimit gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes në fshatin Resulaj, telefonit celular dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes si prova janë dhe deklarimet e të paktën 10 personave që priten të thirren në gjykatën e Vlorës.

Grupi i hetimit ka shprehur shqetësim për faktin se disa nga dëshmitarët e çështjes që mund të tregonin ngjarjen në gjykatë janë larguar jashtë Shqipërisë.

Zykaj rrezikon dënimin me burg përjetë për veprat penale që ka kryer ndërsa ligji i ndalon gjykimin e shkurtuar.

Masakra ndodhi verën e vitit të kaluar në Selenicë të Vlorës.

Si ndodhi vrasja

Pasditen e se premtes (10 gusht 2018) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeç bashkëshortes së tij Vasilika 42 vjeç dhe dy fëmijëve Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrau-8-pjesetare-te-fisit-prokuroria-kerkon-burg-perjet-ritvan-zykajn

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended