Dosja e Moisi Habilajt, RTV Ora zbardh datën e vendimit dhe atë të mbrojtjes
  • 5 years ago
#rtvora
Moisi Habilaj do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Katanias ditën e premte më datë 17 maj 2019.

Gazetarja e Rtv Ora në Romë, Alba Kepi ka komunikuar me studion e avokatisë të Moisi Habilaj, e ka konfirmuar se më datë 17 maj do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Moisi Habilaj gjatë të cilës avokatja e tij do të paraqes mbrojtjen kundër akuzave të klientit të saj.

Është kjo seanca e fundit gjyqësore para marrjes së vendimit të shkallës së parë ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve.

Gjithashtu gazetarja e RTV Ora në Romë ka zbardhur dhe datën kur Gjykata e Katanias ka përcaktuar të shpreh vendimin ndaj Moisi Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë të bandës së tij, vendim ky që pritet të jepet ditën e mërkurë datë 19 qershor 2019 ora 15.00 .

Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar Italo -shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlere mbi 20 milionë euro.

Arrestimi 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të Operacionit të koduar "Rosa dei Venti" i ekzekutuar nga autoritetet italiane më 14 tetor 2017.

Në dosjen hetimore të antimafias italiane është përfshirë dhe i ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri. Por për drejtësinë italiane aktualisht ai nuk është më person nën hetim.

Seanca e shkuar gjyqësore e datës 12 mars ku morën fjalën avokatët mbrojtës të anëtarëve të tjerë të bandës, u zhvillua e blinduar me dyer të mbyllura.

Ndërsa në seancën e datës10 dhjetor të 2018 prokurori Antonio Bonono kërkoj dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.

Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë

Antonio Riela 15 vite burg

Angelo Busacca 8 vite burg

Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit

Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg

William Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dosja-e-moisi-habilajt-rtv-ora-zbardh-daten-e-vendimit-dhe-ate-te-mbrojtjes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended