Ora News - "Për një muaj 5 mln euro", Basha publikon audiopërgjimin e Moisi Habilajt
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon PS për tre raste të vjedhjes së votave në 2017.

Në një video të publikuar në FB ai i referohet dosjes Habilaj, por edhe përgjimeve të dosjes Avdylaj.

Duke folur për zgjedhjet në Tiranë, Basha publikon një përgjim të Moisi Habilajt.

Moisi Habilaj: Ai (Saimir Tahiri) për një muaj mund të ketë bërë hiç, hiç, hiç?5 milionë euro.

Sabi: Po ashtu i lë në fushatë ai, o Moisi!

Më tej videoja vazhdon me dosjen 339, ku sipas PD një person komunikon me Nicen dhe flet për 6 persona që do të votojnë kundrejt pagesës. Ngjarje e zhvilluar një ditë para votimeve.

069 56 39 642: Kam ca mbiemra Kurti, kam zonjën këtu. 6 veta janë!

Nicja: Hajt se të marr unë!

069 56 39 642: Thuaj Vangjushti t'i japim njdonjë lekë, që të votojmë

Më tej Basha vijon me një tjetër përgjim të dy ditëve pas votimeve, ku sipas tij është Dako që komunikon me Niçen për një person të quajtur Astriti.

Basha sqaron se Altin Avdylaj është Nicja dhe është anëtar i bandës Avdylaj, i arrestuar për trafik droge.

Me tej Basha zbardh konkludimet të prokurorisë së krimeve të rënda, ku thuhet se nga përgjimet e telefonëve celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2017 është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla për zgjedhësit me qëllim votimin për siglën e PS.

Videomesazhi i Bashës mbyllet me një raport të ekspertit të Këshillit të Europës për zgjedhjet, ku thuhet se nga studimet e bëra në Shqipëri, 20% e shqiptarëve i janë ofruar para në zgjedhjet e 2017. Ndërsa shit-blerja e votës realizohet në disa mënyra në këmbim të parave, këmbim të mallrave, në punësim në administratë, apo me legalizimin e banesave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-muaj-5-mln-euro-basha-publikon-audiopergjimin-e-moisi-habilajt
Recommended