Ora News - Taulant Balla publikon videon: Lulzim Basha i dha vezët për të qëlluar Edi Ramën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Socialiste ka publikuar një video ku pretendon se kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë Endri Hasës vezën me të cilën ky i fundit qëlloi kryeministrin Rama.

Në video duket momenti, kur deputeti Hasa i afrohet kreut të PD, Lulzim Basha. Ata diskutojnë, por në një moment, Hasa ulet, për të marrë dy vezë, siç pretendon PS.

Kjo video është publikuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili, me ironi thotë se Bashës iu deshën 6 muaj për të prodhuar dy vezë.

"Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që ?pula? Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që ?prodhon? vezët dhe ia jep deputetit pa emër", shkruan Balla në FB.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/taulant-balla-publikon-videon-lulzim-basha-i-dha-vezet-te-qelluar-edi-ramen

Recommended