Gjyqi për 'Toyota Auris'/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje kundër Taulant Ballës

  • 5 years ago
TIRANE-Gjykata ka dënuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës, në lidhje me çështjen e 'Toyota Auris'. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ?Toyota Yaris? i përkiste kreut te grupit socialist. Taulant Balla kërkoi dënimin e Lulzim Bashës pas akuzave, ndërsa kryedemokrati përmes avokatëve pafajësi. Prokurori Agron Gjana në seancën e kaluar kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij, Basha ka thënë opinione dhe jo akuza nga foltorja e Kuvendit dhe se nuk ka elementë të veprës penale.

Por gjyqtari i Gjykatës Penale të Tiranës Gerd Hoxha vendosi sot shpalljen fajtor dhe dënimin e Bashës me 50 mijë lekë gjobë. REPORT TV ka siguruar vendimin e plotë të zbardhur nga gjykata, ku theksohet se akuzat e Bashës ndaj Ballës janë të pabazuara dhe se janë bërë me qëllim dëmtimin e imazhit të kryetarit të grupit të PS-së.

Pas vendimit, kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se dënimi i Bashës pikërisht në datën 21 Janar është një ogur i mirë edhe për ndëshkimin e krimit shtetëror të 21 janarit, të 8 viteve më parë ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë. Balla e quajti vendimin e sotëm historik ndërkohë që paralajmëroi kreun e PD-së se do të përballet dhe me një padi tjetër, këtë herë civile, ndërsa shuma, shtoi ai do të shkojë për Fondin e Edukimit për të ndërtuar një çerdhe.

Recommended