‘Toyotta Yaris', gjyqi Balla-Basha për akuzën e shpifjes, mbyllet shqyrtimi i provave

  • 5 years ago
Është shtyrë edhe këtë herë seanca e radhës e procesit të nisur gjyqësor mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kreut të grupit Parlamentar Taulant Balla, që ky e i fundit nisi për akuzën e shpifjes nga lideri demokrat në lidhje me çështjen e Toyotta Yaris, për 3.4 milionë euro e gjetura disa muaj më parë në Durrës. Në seancës e kësaj të marte në gjyq, ka përfunduar shqyrtimi i provave të paraqitura nga palët përfaqësuese raporton gazetari Arsen Rusta.

Në seancën e ditës së sotmë në Gjykatën Penale kanë munguar lideri i opozitës Lulzim Basha dhe deputeti socialist Taulant Balla, ndërsa palët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor bëhet me dije se janë administruar provat dhe seanca e rradhës do të mbahet në 14 janar ku do të jepen konkluzionet.

3.4 milione eurot u gjetën në makinën ?Toyota Yaris? para disa muajve në Portin e Durrësit, për të cilën kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. Në padinë e ngritur nga Balla lideri demokrat Lulzim Basha akuzohet edhe për dekonspirimin e operaciont të policisë , kur ai kishte deklaruar në seancën e kuvendit . se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash që ndodhej brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

Recommended