‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave

  • 5 years ago
TIRANË- Përfundon gjyqi për akuzat e Ballës ndaj Bashës për shpifje lidhur me shumën e 3.4 mln eurove në Toyota Auris.

Lidhur me çështjen, prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes.

?Madje Basha nuk e ka përmendur me emër Ballën në parlament dhe për këto arsye nuk ka konsumim të veprës penale. Basha ka thënë ta kanë zbuluar në Gjermani, ndërsa makinat erdhën nga Belgjika. Kërkoj të pushohet çështja.?

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, Taulant Balla u shpreh se ai i qëndronte kërkesës së tij për dënimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

?Më vjen keq për qëndrimin e prokurorit. Të paktën duhet të na kishte informuar për hetimet që ka bërë. Unë i qëndroj kërkesës për dënimin e Bashës.?

Pas fjalës së Ballës, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, për të cilin gjyqtari Gerdi Hoxha është shprehur se i duhet më tepër kohë për të marrë vendimin.

?Më duhet kohë të shyqrtoj praktikat e përmendura në gjyq. Vendimi do të jepet i arsyetuar më datë 21 janar në orën 12:30.?

Pas seancës gjyqësore, deputeti Balla u shpreh se beteja kundër shpifjen vijon duke i bërë thirrje prokurorisë që të mos e mbajë dosjen me muaj sic ka ndodhur më parë.

Nëse akuza të këtij niveli do të quheshin opinione, në këtë vend do t?i jepnim shfrenim çdo lloj akuze pa kuptim. Megjithatë është gjykata ajo që do ta rregullojë këtë. Beteja me shpifjen vijon. Ky gjyq ka qënë një shembull i qartë se shpifës si Lulzim Basha jo vetëm që nuk mori guximin që të mbronte akuzat vetë në gjykatë por u përpoq që të përdorte si argument për shpifjet padinë tonë. Për vlerën e dëmshpërblimit, e lë në dorën e gjykatës nga 300-15000 e lekëve të reja do të shkojnë për fondin e posatçëm. Unë e thashë është në dinjitetin e një politikani kur ka përballë një tjetër, nëse ka bërë disa akuza minimalisht duhet të jetë vetë. Basha është shembulli më i keq. Thirrja ime për prokurorinë është që të mbyllen hetimet sa më shpejt, edhe qytetarët mezi presin që prokuroria të mos e mbajë dosjen me muaj dhe vite pa i çuar fajtorët prapa hekurave.

Taulant Balla, deputet i PS-së

Recommended