Ora News - Gjykata dënon Lulzim Bashën me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Ballës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sot Gjykata Penale e Tiranës shpalli fajtor kryetarin e PD-së Lulzim Basha për akuzën e shpifjes, padi e ngritur nga kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla.

Ai u dënua me 50 mijë lekë gjobë

"Vendimi historik"-Vetë Balla e quajti "vendim historik" ndërkohë që paralajmëroi kreun e PD-së se do të përballet dhe me një padi tjetër.

Taulant Balla: Këto shkojnë në shtet. Padia civile është ajo që përmbush detyrimet për fondin e edukimit. Gjoba që gjykata vendosi të ndëshkojë shpifësin Lulzim Basha në rast të një gjykimi penal administrohet nga shteti.

Në aspektin civil e njoftoj Bashën sot se do të përballet dhe me një padi tjetër. Shuma do të garantojë që fondi i edukimit të shkojë për ndërtimin e një kopshti të mirëfilltë. Ndoshta rastësia e ka bërë që Lulzim Basha të dënohet me një vendim penal në 21 janar 2019 por le të jetë një ogur i mirë për ndëshmimin përfundimtar edhe sa i përket akuzave qoftë ndaj tij apo Sali Berishës apo fajtorë të tjerë për krimin shtetëror të 8 viteve më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ne politikanët duhet të kuptojmë se para se të jemi politikanë, në radhë të parë jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njëlloj qoftë nga gjykata.Të drejtën tonë për deklarime publike nuk duhet ta shfrytëzojmë aspak për shpifje të ulëta.

Ky vendim gjykate sot është një vendim historik për të cilin ne politikanët duhet të reflektojmë gjatë, i pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha që sot është shpallur fajtor penalisht dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. Së dyti i kërkoj Lulzim Bashës dhe PD të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar terësisht në shpifje.

PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me mazhorancën, qoftë me Kuvendin apo institucione të tjera.Opozita të ushtrojë përgjegjësinë e vet në Kuvend.

Po kush e informoi Bashën për paratë në Toyota Yaris?

Taulant Balla: Është një çështje që i takon institucioneve të drejtësisë.

PD do te ankimoje vendimin- Gazmend Bardhi përfaqësuesi juridik i kryetarit të PD-së në këtë proces tha se vendimi do të ankimohet dhe e quajti qesharak.

Gazmend Bardhi: "Ky është një vendim qesharak. Për gjykatën këtu ka rëndësi çfarë thotë Taulant Balla dhe policia e inkriminuar. Barrën e provës kjop gjykatë qesharake ia kaloi Lulzim Bashës. Vendimi asgjësoi organin e prokurorisë. Vendimi shprehet qartë. Foli policia e shtetit Taulant Balla nuk ka lidhje me këtë çështje sepse kështu ka thënë policia e shtetit e Taulant Ballës, ndërkohë që prokuroria e ka në proces hetimi. Nuk ka persona të deklaruar fajtorë mbi këtë cështje sepse hetimet vijojnë ende. Nëse jemi kthyer në sistemin ku policia përcakton se kush është i fajshëm dhe kush i pafajshëm, kush është i përfshirë në trafik droge dhe kush jo, cila është lidhja e Taulant Ballës me 3.4 milionë eurot, atëherë jemi kthyer zyrtarisht në diktaturë.

E përsëris nuk ka gjyqtarë të korruptuar ...

Recommended