Gjykata konfirmon gjobë 46 mln lekë kompanisë 'EKMA' që administron tregun Agro- Ushqimor

  • 5 years ago
TIRANE-Gjykata Administrative ka vendosur që të konfirmojë gjobën 46 mln lekë ndaj kompanisë 'EKMA' që administron tregun Agro-Ushqimor. Sipas gjykatës gjoba e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës për kompaninë ka qenë i bazuar, pasi kompania 'EKMA' abuzon në kurriz të tregtarëve me tarifa dyfish. ?'EKMA' faturon qira të lartë e dyfishon çmimin e ujit dhe energjisë? thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Report Tv dhe Shqiptraja.com kanë denoncuar në vazhdimësi skandalin te tregu Agro ushqimor i Tiranës. Vendimi është marrë nga gjyqtari Avni Sjedi. Kompania EKMA cila administron tregun e Shumicës Agroushqimore është në bashkëpronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu e Haxhi Bardhi.

Provat e Autoritetit të Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës përfaqësuar nga avokati Indrit Rekan deklaroi në seancë e së hënë së kaluar në gjykatë se gjoba është e drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi pasi EKMA abuzon ndaj tregtarëve me faturim prej 20.5 lekësh për kW/h për energjinë elektrike ndaj tregtarëve dhe 360 lekë m3 për ujin kur çmimet janë disa herë më të lira. Një tjetër pretendim i Autoritetit të Konkurrencës ishte dhe fakti se EKMA ka një monopol dhe kontratat e qirasë i ka vetëm me penalitetet ndaj tregtarëve dhe asnjë detyrim si qiradhënës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Avokatura e Shtetit.

Ky është tregu i vetëm i shumicës për produktet Agro-Ushqimore në Tiranë ndërsa u ndërtua pas mbylljes së tregut Dinamo. Sipas Autoritetit të Konkurrencës që ka denoncuar abuzimet, tregtarët për këto ambiente paguajnë një qira 74% më të lartë se bizneset e tjera të zonës, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e çmimeve të produkteve Agro-Ushqimore për qytetarët. Çmimet i mundësojnë shoqërisë EKMA Albania sh.p.k një normë fitimi shumë të lartë prej 76.1% ku e përkthyer në vlerë monetare do të thotë se kap shifrën prej 380 milionë lekësh të reja vetëm për vitin 2017.

Recommended