Investigimi/Skandali me përmbaruesin Alban Ruli që kërkoi të shpëtojë tregun agro-ushqimor nga gjoba

  • 4 years ago
TIRANE-Skandali i kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Alban Ruli, i cili u përpoq të anulonte në mënyrë abuzive gjobën 43 milionë lekë të reja që Gjykata e Apelit ka vendosur kundër Tregut Agro-ushqimor për çmimet monopol dhe abuzimet e kryera ndaj tregtarëve te fruta-perimeve, tani rrezikon të përfshijë edhe ministrinë e Drejtësisë.

Autoriteti i Konkurrencës, e vetmja pjesë e shtetit që ka pasur kurajon deri tani që të sfidojë monopolin e Tregut Agro-ushqimor, pasi apeloi në Gjykatë për pushim të paligjshëm të gjobës së vendosur nga përmbaruesi Alban Ruli, ka bërë ankesë pranë ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar që të marrë një masë disiplinore. Ankesa u dërgua më datë 3 shkurt 2020 por deri tani ministria, duke shkelur ligjin, nuk ka dhënë asnjë përgjigje dhe nuk ka marrë asnjë masë.