Report Tv - Skandali në tregun agro-ushqimor, gjykata mbron abuzimin me dy vendime kontradiktore

  • 5 years ago
Tregtarët që janë klientë të Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës duhet të vazhdojnë të paguajnë tarifat më të larta të sektorit, duhet të vazhdojnë të paguajnë drita dhe ujë me një çmim më të larta se ai i caktuar nga shteti dhe duhet të vazhdojnë t?iu nënshtrohen rregullave shtantazhuese, që u janë imponuar në kontratat e qirasë nga ana e shoqërisë monopoliste, pronare e Tregut. Për shkak të këtyre kostove detyruese, produktet agro-ushqimore të destinuara për konsumatorët do të vazhdojnë të kenë çmime shumë më të larta se niveli normal.

Vendimi i pabesueshëm është nënshkruar nga një gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka urdhëruar të pezullohet vendimi, me të cilin Autoriteti i Konkurrencës detyronte shoqërinë EKMA Albania shpk, pronare të Tregut Agro-Ushqimor, të rivendoste menjëherë rregulla më të drejta për tregtarët. Sikurse është konstatuar dje nga Report Tv (lexo ketu), Autoriteti i Konkurrencës në fakt akuzon shoqërinë EKMA se shfrytëzon pozicionin dominues në treg, duke iu imponuar tregtarëve të shumicës, që punojnë në Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës, tarifa të larta dhe abuzive, të cilat në mënyrë të pashmangshme pasqyrohen tek çmimet, që paguajnë qytetarët për produktet e tyre.

Me Vendimin nr.572, datë 22 nëntor 2018, shoqëria EKMA Albania ishte dënuar të paguante një gjobë prej 46 milionë lekësh të reja dhe të caktonte rregulla kontraktore të orientuara nga kostoja, dhe ishte detyruar edhe të përgatiste kontrata të reja të qirasë për tregtarët, duke qenë se ato që janë aktualisht në fuqi shkelin normat e Kodit Civil. EKMA akuzohet se detyron tregtarët të paguajnë fatura për konsumin e ujit dhe të energjisë elektrike me tarifa gati dyfish më të larta, krahasuar me ato të parashikuara nga shteti, qira për lokalet 80% më të larta se vlera e tregut dhe se abuzon me pozicionin e vet dominues në treg. Pas Vendimit të vitit 2014 të Prefekturës së Tiranës për të mbyllur Tregun Agro-Ushqimor ?Dinamo?, tregu i hapur në të njëjtën kohë nga shoqëria EKMA, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, praktikisht operon në kushtet e regjimit të monopolit. Dhe këtë e pësojnë tregtarë e konsumatorë.

Recommended