Report Tv - Investigim / Zbulohen kontratat skllavëruese të tregut agro-ushqimor
  • 5 years ago
Pas investigimit të Shqiptarja.com dhe Report Tv lidhur me abuzimet financiare në dëm të tregtarëve nga pronarët e Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës, edhe televizioni Top Channel ka denoncuar shkeljet e ndërmarrjes EKMA Albania Shpk duke zbuluar një kopjë të kontratës abuzive që tragtarët janë të detyruar të firmosin. Kjo është një kontratë qiraje ku siç shihet në nenin 4 pronarët e tregut vendosin kushte imponuese ndaj tregtarëve, teksa çmimi i qirasë është 72 mijë lekë në muaj, në kontratë saktësohet se çdo fillim muaj pronarët e tregut kanë të drejtë të rishikiojnë qiranë.

Kjo ka sjellë mjaft paqëndrueshmëri e veç kësaj nëse pagesa e qirasë vonohet më shumë se 5 ditë gjoba ndaj tregtarëve do të jetë 10 mijë lekë të reja, afërisht 15 % e totalit të qirasë. Abuzimi nuk ka të ndaluar pasi tregtarët do lënë 2 muaj qira si garanci tek firma EKMA Albania SHPK, ndërsa nëse nuk paguajnë qiranë deri në fund të muaj detyrohen të braktisin ambienti. Thuhet ndër të tjera në kontratë.
Recommended