Report Tv-Zbulohen oligarkët e tregut agro-ushqimor të Tiranës që abuzojnë me tregtarët

  • 5 years ago
Skandali i tarifave abuzive që u janë imponuar tregtarëve të Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës nga shoqëria monopoliste EKMA, shkak për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve për qytetarët, ka goditur opinionin publik. Se sa e rëndë është situata, këtë e tregon edhe fakti se nuk ka mjaftuar as ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës për të bllokuar abuzimet: në fakt, vendimi, me të cilin urdhërohej shoqëria EKMA të rivendoste kushte dhe tarifa jo-abuzive për tregtarët, u bllokua në kohë rekord nga një vendim i dyshimtë i Gjykatës Administrative të Tiranës.

Por çfarë pushteti fshihet pas shoqërisë EKMA, aq i fortë sa të bllokojë edhe ndërhyrjen rregullatore të shtetit?
Aksioneri kryesor i EKMA Albania është Klodian Allajbeu, monopolist i shëndetësisë private në Shqipëri, i cili që nga viti 2014 është bërë edhe monopolist i Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës. Përveçse është administrator i shoqërisë, Allajbeu kontrollon 66.7 për qind të aksioneve.

Ndonëse provon se nuk del ai direkt, Klodian Allajbeu në fakt është pronar i 100% të aksioneve të shoqërisë Anamark, e cila zotëron nga ana e vet 33.6% të aksioneve të EKMA-s, ndërkohë që është pronar edhe i shoqërisë Agromark, e cila kontrollon një paketë tjetër prej 33% të EKMA-s, këtë herë nëpërmjet shoqërisë off shore Vendeka European Investments, që iu nënshtrohet ligjeve holandeze, ku Allajbeu është pronar 100%. Ortaku i dytë, i cili ka 33.3% të shoqërisë EKMA Albania është një tjetër emër i njohur nga politika, Haxhi Bardhi, që dihet prej kohësh se është nip i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe që, sipas denoncimeve publike të përsëritura shumë herë, pikërisht në sajë të Berishës ka lidhje të forta edhe me Drejtesie.

Recommended