Report TV -Zbulohen vrasësit në Laç, të rinjtë ikën me vrap, autorët i ndoqën dhe i qëlluan

  • 5 years ago
re autorët e vrasjes së dy të rinjve në Laç mbrëmjen e djeshme në Laç janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ata janë dy vëllezërit Markel Bushi 25 vjeç me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23 vjeç (shkaku i sherrit) dhe Vincesk Bushi 28 vjeç, me precedent penal. Shqiptarja.com zbardh dinamikën e konfliktit dhe vrasjes së dy të rinjve Erion Jushi 36 vjeç dhe Kelvin Jushi 30 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit.

Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por Shqiptarja.com mëson se shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Pas identifikimit nga kamerat dhe dëshmia e 23 personave që u shoqëruan, policia po punon për arrestimin e tre autorëve; Markel Bushit me të vëllanë Manuelit dhe kushëririt të tyre Vinçesk Palit (Bushi).

Recommended