Ora News - Qëlluan me armë drejt lavazhit në Berat, lihen në burg 3 autorët

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Beratit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për babë e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25-vjeç dhe Petrit Qypi 66-vjeç, të cilët qëlluan me armë zjarri drejt një lavazhi.

Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë "arrest me burg".

Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, masën e sigurisë "arrest me burg". Ata akuzohen për veprat penale: "Vrasje me dashje,e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Si ka ndodhur ngjarja-Tre ditë më parë, Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, kanë shkuar në një lavazho në lagjen "30 Vjetori" dhe nga dritarja e makinës Vladimir Spahiu ka zbrazur një karikator të tërë pistolete në drejtim të lavazhos ku ndodheshin tre punonjësit: Ergit Kocaqi Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është plagosur.

Pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të lavazhos, ata janë larguar nga vendngjarja në drejtim të qytetit të Poliçanit, me një automjet tip Benz, që drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/qelluan-me-arme-drejt-lavazhit-ne-berat-lihen-ne-burg-3-autoret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended