TV Ora - Lihen në burg 12 të arrestuarit: Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde
  • 5 years ago
#tvora
Një 62-vjeçar nga Fieri mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa viktima është shtetasi Haxhi Baçinozi.

Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri në distancë të afërt nga dy persona të maskuar, ndërsa ai po vraponte në pistën e Kodrave të Liqenit së bashku me djalin e tij të mitur.

"Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç" thotë policia.

Pas vrasjes ata janë larguar me shpejtësi në këmbë dhe më pas kanë hipur në një motor.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar autorët, që gjithashtu janë nga Fieri, dhe po punon për kapjen e tyre.

Policia ka shoqëruar djalin e viktimës në drejtorinë e Policisë si dëshmitar okular në vrasje, po kështu janë pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje.

Vrasja për një konflikt

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të regjistruar kohët e fundit mes viktimës dhe autorëve.

Kush është viktima?

Haxhi Baçinozi, nga fshati Radostinë e Fierit mësohet se është ish i dënuar i regjimit komunist.

Lindi më 2 korrik të vitit 1957. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

U dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vritet-me-arme-zjarri-nje-62-vjecar-ne-tirane-dyshohet-atentat

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended