Ora News - Lihen në burg 9 të arrestuarit për tërmetin para gjykatës

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, gjyqtari Paulin Cera dha masën "arrest me burg" për të gjithë të arrestuarit.

Prokuroria kërkoi masën ?Arrest me burg? për të arrestuarit ndërsa avokatët masë më të lehtë shtrënguese.

Në momentin e dhënies së vendimit seancën gjyqësore ndodheshin vetëm 7 prej të arrestuarve, pasi dy prej tyre konkretisht Defrim Celami dhe Nevjana Isufi ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të problemeve shëndetësore.

LEXO: Familjarët nuk reaguan mirë ndaj vendimit të gjyqtarit dhe një gruaje i ra të fikët.

Ndërkohë pritet të vihen në pranga edhe 8 persona të tjerë për tragjedinë e 26 nëntorit.

Por shumica prej tyre raportohet se janë larguar nga vendi për t'iu shmangur arrestimit.

AKUZAT - Të arrestuarit dolën sot (17 dhjetor) para Gjykatës së Durrësit për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Tre prej tyre akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërsa 6 të tjerë për shpërdorim detyrë dhe abuzime.

Me akuzën më të rëndë përballet 53-vjeçari Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-dhe-shperdorim-detyre-9-te-arrestuarit-termetin-sot-para-gjykates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended