RTV Ora - Babai i dy të kërkuarve për vrasjen e Indritit dhe 3 të arrestuarit e tjerë para gjykatës
  • 5 years ago
#rtvora
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj katër të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, i cili u qëllua me plumb në kokë në vilën ku punonte për montimin e kondicionerëve në kryeqytet.

Bujar Kusi, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, do të njihet me masën e sigurisë. Para gjykatës do të dalin edhe tre të arrestuari e tjerë Edmond Sula 43 vjeç, Ferdinant Bakalli 41 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç. Këta persona akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurores.

"Bujar Kusi ka deklaruar në gjyikatë se është me arsim 8 vjeçar, kam qenë i akuzuar por ka marrë pafajësi. Ai akuzohet vetëm për pengimin e veprimeve që zbardhin të vërtetën. Ali Sula dhe Bujar Caka akuzohen për moskallzim të krimit" informoi gazetarja Keti Banushi.

Më herët Gjykata ka lënë në burg Lorenc Veliaj, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babai-i-dy-te-kerkuarve-vrasjen-e-indritit-dhe-3-te-arrestuarit-e-tjere-para-gjykates

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended