Report TV - Përplasja me armë zjarri në Shkodër, të arrestuarit dalin pa gjykatës

  • 4 years ago
SHKODER- Ditën e sotme jepet masa e sigurisë për katër personat e arrestuar për plagosjen e ndodhur pak ditë më parë në qendër të Shkodrës ku u tentua të vritej me pistoletë Mirsad Meta,tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Para trupit gjykues pritet të dalin Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lushi.

Ension Buraku, njeriu që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta. Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë prishja e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku. Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.Sipas dosjes hetimore, Buraku ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të Mirsad Meta,teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në pedonale. Asnjë nga plumbat nuk e ka prekur objektivin e këtij atentati, ndërkohë është plagosur rastësisht një 33- vjeçare me emrin Liljana Jerevija nga fshati Golem i Shkodrës.

Recommended