RTV Ora - Lihen në burg 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen në Rinas
  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata për Krime të Rënda la në arrest me burg për 3 të arrestuarit e tjerë në lidhje me grabitjen në Rinas.

Seanca për Renaldo Sulën, Saimir Çelën dhe Oltian Veselin u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Që ne nisje të saj avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të akteve, pasi sipas tyre materialet e dosjes nuk u ishin vënë në dispozicion.
Avokatët kanë kundërshtuar edhe dëshminë e dhënë nga i penduari i grupit, Alkond Bengasi.

"Gjykata mori një vendim që të mos publikojmë asnjë veprim që është kryer nga shërbimi gjyqësor.Do të flasim më vonë".

Por tashmë për prokurorinë është pothuajse i zbardhur roli i secilit nga të arrestuarit në grabitjen e 9 prillit brenda aeroportit.

Deri tani hetuesit kanë identifikuar 8 persona, nga të cilët pesë prej tyre janë arrestuar ndërsa njëri, Admir Murataj, është vrarë. Dy vellëzerit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, dyshohet se Admir Murataj dhe Klement Çala kanë qenë organizatorë të grupit, kjo dhe për shkak të eksperiencave të mëparshme të tyre në grabitje të kësaj natyre si dhe të veprimeve te zbardhura nga kamerat e sigurisë.

Alkond Bengasi është personi që ka modifikuar furgonin, duke lënë në të edhe gjurmë gishtash që çoi në ndalimin e tij, i cili dha edhe emrat e personave te tjerë të cilët u zbuluan se kishin lidhje me dy organizatorët.
Oltion Veseli dhe Elton Pikli dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në grabitje ndërsa Renaldo Sula dhe Saimir Çela dyshohet se kanë ndihmuar në modifikimin e furgonit por dhe në veprime te tjera tek servisi ku janë kryer punimet në Elbasan.

Ndërkohë të pazbardhur mbeten ende dy shtetas nga Kosova.

Për djegien e furgonit të dytë në Bathore dyshohet se ka ndihmuar një ish-efektive policie, e identifikuar si E.Bici, e cila është shpallur në kërkim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-sot-masa-e-sigurise-3-te-arrestuarit-e-tjere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended