Lleshaj për grabitjen në Rinas: Koncesionari dështoi, u njoftuam nga një palë e tretë
  • 5 years ago
I pyetur në lidhje me punën e Policisë së Shtetit, gjatë grabitjes së ndodhur në Rinas ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se është mjaftë i kënaqur.

"I kemi pak a shumë të qarta skenat se si kanë ndodhur ngjarjet en Rinas. Policia reagoi në mënyrë kritike për fatin e hetimeve. Kjo më bën krenar. Jam besim plotë se do të zbardhet ngjarja. Arrrestimi i grabitësve do të bëhet. Do të punohet për rikuperimin e parave." ka thënë Lleshaj.

Ndërsa për grabitësit Lleshaj ka thënë se kanë qënë 5 persona aktiv në grabitje. Bëhet fjalë për 5 persona aktiv por kjo nuk përjashton bashkpuntorët dhe sinkronizuesit të tyre" ka deklaruar Llleshaj.

Ndërsa në lidhje me reagimin ndaj konçesionarit kinez që operon në Rinas Lleshaj ka deklaruar se të gjitha reagimet ndaj tyre ishin të pranueshme pasi sipas tij, ky konçesionar është paralajmëruar disa herë në lidhje me sigurinë e aeroportit.

"Gjaknxehtesin ekursej nuk ishte ngjaknxhetësi ishte reagim që vjen pas një analize. Koncesionari ka patur përgjegjësi në bazë të një liggjit për zonën e koncesionit. Eshtë përgjegjes për të gjitha portat e hyrjes në mënyrë eksplicide. Fakti se koncesionri deshton për ti dhënë kohë policise. Mund te kishte bërë një porte që reziston dy minuta. Ky koncesionar që ka te ardhura të mëdha dhe të mos ndërtojë një porte... Detyra e tyre ka qënë të garantojë sigurinë. Fakti që porta hapet pa rezistenc dhe nuk njoftohet policia. Jemi njoftuar 5 minuta pas grabitjes dhe ka qënë i dyti në radhë ka ardhur nga një palë e tretë ka ardhur nga një kompani e transportit të parave. Ne kishim një grup të gatshëm jashtë aeroportit, pasi nuk jepej akses që të hynte brenda. Ne kemi një strukturë të FNSH që kanë tentuar të hynë. Kjo ka qënë punë sekondash dhe pasi nuk u është hapur porta ata kanë shkuar në ndjekje të grabitësve. Fakti që as nuk njofton dhe as nuk ofron sigurinë është e papranueshme. Madje koncesionari eshte gjobitur, Administratorit të kompanisë së sigurise fizike i është hequr licensa nga Aviacioni Civil." ka thënë ndër të tjera Lleshaj.
Recommended