RTV Ora - Arrestohet i gjashti për grabitjen në Rinas, "daja" i Kosovës
  • 5 years ago
#rtvora
Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, mesditën e 9 prillit 2019.

Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ragip Hajdini 50 vjeç, banues në Pejë dhe i njohur me nofkën ?Daja?.

Arrestimi i ?Dajës? është bërë pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Arrestimi i "Dajës" pas dëshmisë së Bengasit-Dy personat me pseudonimet ?Daja? dhe ?Tani? që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bengasi punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.

"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te ?Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake?, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë", - njofton Policia.
Elton Pikli mbetet në burg, Oltion Veseli kerkon lirinë- Të premten Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë me burg pa afat për 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Prokuroria shpjegoi në seancë se i riu nga Kruja ishte arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Bullgarisë.

Një nga të arrestuarit e tjerë për grabitjen, shtetasi Oltian Veseli, ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për lirimin nga qelia. Të mërkurën ky i pandehur u la në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka vendosur të njëjtën masë edhe për 2 të arrestuarit e tjerë Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Bengasi ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë-Më 23 prill i arrestuari tjetër Alkond Bengasi ishte i pari që u la në burg nga gjykata. Sipas hetuesve Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë duke treguar se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor me porosi të Klement Çalës dhe Admir Muratajt.

Grabitja e miliona eurove në Rinas është thuajse një ngjarje e zbardhur, pasi policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar thuasje emrat e të gjithë grupit.

"Do e hamë keq..." publikohen përgjigjet mes autorëve të grabitjes në Rinas

Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë, të ndaluarit për grabitjen në Rinas Saimir Çela, Renaldo Sula dhe Oltian Veseli janë vendosur në përgjime ambiental gjatë shoqërimit në polici.

Të pandehurit janë munduar të jenë të kujdesshëm në komunikim, por në disa momente kanë humbur dhe kontrollin.

Data 20 prill 2014

Sajmir Çela: Tersi, e dijsha

Renaldo Sula: Ej a e kanë marrë vesh ata.

Data 21 prill 2014

Renaldo Sula: Qysh t'ja bëjmë, qysh t'ja bëjmë ëë? Do paguajnë ato k...do e hamë keq, do e hamë keq

Sajmir Çela: Mos thuaj gjë.

Pikërisht këto të dhëna lënë të kuptuar diskutimin sipas prokurorisë për pjesëmarrjen në grabitje.

Të arrestuarit deri tani:

-Alkond Bengasi

-Oltion Veseli

-Elton Pikli

-Renaldo Sula

-Saimir Çela

-Ragip Hajdini

Rolet e autorëve në grabitje - Lidhur me rolet e secilit nga personat e...
Recommended