Arrestohet një nga të dyshuarit për grabitjen në Rinas

  • 7 years ago
Fatjon Gjyla është vënë në pranga si një nga bashkëpunëtorët në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të enjten e 9 Shkurtit, në aksin Qafe Kashari ? Rinas.

24-vjeçari nga Lushnja, banues në Tiranë, ishte ndaluar prej të premtes, por urdhër arresti i lëshuar nga prokuroria e krimeve te rënda i është komunikuar mëngjesin e kësaj të marte. Bashkë me te janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen spektakolare.

Emrat e tyre nuk bëhen publik, por Tv Klan mëson nga burime të besueshme se njeri prej tyre ka punuar si recepsionist në një hotel në Tiranë. Nga hetimet rezulton se para grabitjes se ndodhur te enjten e kaluar ai ka pasur komunikime me disa prej te dyshuarve si autore te sulmit ndaj makinave te policisë private ?Xhaguar? dhe mund t?u ketë dhënë atyre informacione për lëvizjen e makinave qe transportojnë paratë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gjyla është i dyshuar jo vetëm për këtë grabitje, por edhe atë te 3 dhjetorit te vitit 2015, qe ndodhi në të njëjtën rrugë, në kryqëzimin e Laknasit dhe pati të njëjtën dinamike.

Katër persona të armatosur, të veshur me uniforma policie, morën 3.8 milionë euro pasi sulmuan autoblindin e policisë private ?Rogat Security? që transportonte paratë e një banke te nivelit te dytë.

Tv Klan mëson se Fajton Gjyla ka punuar më parë në shoqërinë ?Rogat Security?. Hetuesit dyshojnë se falë njohurive që kishte marrë gjatë punës në këtë shoqëri, ai kishte dijeni mbi lëvizjet te mundshme të parave dhe në të dy rastet ka bashkëpunuar me grabitësit. Edhe në rastin e dhjetorit 2015 ai dyshohet se ka pasur komunikime të vazhdueshme me grabitësit.

Nga të dhënat e deritanishme, hetuesit kanë krijuar bindjen se të dy grabitjet janë kryer nga i njëjti grup kriminal. Sipas policisë vendi i grabitjes, mjetet e përdorura, veshja, dhe mekanizmi i realizimit janë të njëjta. Policia po heton edhe për lidhje të mundshme mes Glylës dhe 5 punonjësve të shoqërisë Xhaguar që shoqëronin paratë dhe administratori i kompanisë, të cilët janë në burg për shkelje të rregullave të transportit të vlerave monetare e shpërdorim detyre./Tv Klan

Recommended