Dëshmi kontradiktore për grabitjen në Rinas, kërkohet ndalimi i 5 punonjësve të ICTS dhe bankave
  • 5 years ago
TIRANË- Kur kanë kaluar pothuajse një muaj nga grabitja e Rinasit, Krimet e Rënda kanë kërkuar ndalimin e 5 personave, pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport) dhe bankave. Urdhri i ndalimit për këta pesë punonjës është bërë pasi mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se 5 punonjësit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ç'ka ka bërë shtuar dyshimet e hetuesve se kanë ndihmuar Admir Muratajn me shokë, me informacione mbi transportin e parave dhe lëvizjen e punonjësve të sigurisë në Aeroport. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, për shkak të sekretit hetimor.

Një ditë më parë, Report Tv zbardhi bisedat telefonike të grabitësve që hynë me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës, por edhe jashtë. ?Po lëviz Policia?, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezultoi se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet.

Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, i cili ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.
Recommended