RTV Ora - Shoqata e Bankave dënon grabitjen e 10 mln eurove

  • 5 years ago
#rtvora
Shoqata e Bankave ka dënuar grabitjen e 10 milionë eurove mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit.

Kreu i shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe përtej imagjinatës.

Ai shtoi se përgjegjësia i takon aeroportit të Rinasit pasi sipas tij hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar.

Spiro Brumbulli: "Ngjarja e djeshme është shumë e rëndë dhe përtej imagjinatës, pasi ngjarja ka ndodhur në avion. Vjedhja ka ndodhur në zonë sigurie.

Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do mbyllet edhe ky rast si më parë do shtoj përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Duhet vëmendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjarja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim përgjegjësia është e aeroportit pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën monetare."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shoqata-e-bankave-denon-grabitjen-e-10-mln-eurove-ngjarja-e-rende-pertej-imagjinates
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended