RTV Ora - Kasapi nga Kruja arrestohet për supergrabitjen në Rinas/Emri
  • 5 years ago
#rtvora
Arrestohet personi i pestë për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Në pranga ka rënë shtetasi Elton Pikli 32 vjeç nga Kruja, i cili ishte larguar në Bullgari pak ditë pas vjedhjes me armë.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje" njoftoi policia.

RTV Ora mësoi se policia bullgare e dorëzoi të kërkuarin në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas policia shqiptare e ka transportuar për në Drejtorinë e Tiranës.

Identifikimi dhe lokalizimi i Piklit mësohet se është bërë mbi bazën e dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit por edhe nga përgjimet telefonike që janë bërë ndaj të dyshuarve për vjedhjen në aeroport. Nga akuzat e ngritura ndaj 32 vjeçarit është edhe ajo e sulmit me armë ndaj policisë pas vjedhjes së milionave eurove me 9 prill

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edhe-nje-ne-pranga-grabitjen-ne-rinas

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended